Fuqitë e mëdha bien dakord për armëpushim në Siri

Autori:Avdyl Pajaziti

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka njoftuar se takimi ndërmjet fuqive botërore për krizën në Siri ka përfunduar me sukses, pasi është rënë dakord për të zbatuar marrëveshjen e armëpushimit.

Por, ai deklaroi se armëpushimi nuk do të vlejë për grupet xhihadiste të Shtetit Islamik dhe Al-Nusran.

Kerry gjithashtu bëri të ditur se fuqitë e mëdha kanë rënë dakord për të përshpejtuar dhe për të zgjeruar programin e ndihmave humanitare.

Në momentin kur Kerry njoftoi për marrëveshjen e armëpushimit, ai ishte me homologun e tij rus Sergei Lavrov dhe të dërguarin e posaçëm të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura.

Njoftimi për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit vjen vetëm pak ditë pasi ushtria siriane, e ndihmuar nga ajri nga avionët rusë, përparuan në Aleppo./Top Channel/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fuqite-e-medha-bien-dakord-per-armepushim-ne-siri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala