Funksionalizohen kontejnerët nëntokësorë

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, lajmëron se komuna ka funksionalizuar kontejnerët nëntokësor.
Thotë se mosfunksionalizimi i këtyre kontejnerëve ka ndodhur për shkak se nuk ka pasur kamionë për mbledhjen e mbeturinave.
“Në fushatën e vitit 2013 qeverisja e atëhershme komunale hapi disa gropa neper qytet shpejte per kontejnerë nëntokësore. Por nuk ishte menduar mbledhja e mbeturinave sepse komuna nuk kishte as kamionë per zbrazjen e tyre. Shume shpejte vërejtëm se ishin ndare 260 mije euro ne buxhet per vetëm dy kamionë edhe pse nuk kishte ndonjë specifikim per te”, shkruan Ahmeti në Facebook.
Më tutje Ahmeti shkruan se në vend të blerjes së 2 kamionëve për 260 mijë euro, komuna ka modifikuar 4 ekzistues për 32 mijë euro dhe tani do të bëjë fushatën për aktivizimin e tyre.
Ahmeti thotë se bllokuesit prapë do të mundohen me mënyra tjera të mbajnë qytetin të papastër, por, ai shkruan se qyteti do të bëhet edhe do të pastrohet tërësisht.