Fundi i “babës” në Kushtetuese

Autori:Avdyl Pajaziti

Në fund të muajit mars, Kuvendi i Kosovës do t’i fillojë procedurat për emërimin e dy gjyqtarëve të rinj për Gjykatën Kushtetuese, të cilët do të zëvendësojnë kryetarin e deritanishëm të kësaj Gjykate, Enver Hasanin, dhe gjyqtarin Kadri Kryeziu.

Kjo për shkak se Hasanit dhe Kryeziut u përfundon mandati në fund të muajit qershor, ndërsa me ligj procesi i zëvendësimit të tyre duhet të fillojë të paktën tre muaj më herët.

Njohësit e çështjeve kushtetuese kanë thënë se largimi i gjyqtarit, Kadri Kryeziut, e në veçanti ai i Enver Hasanit dhe zëvendësimi i tyre me gjyqtarë tjerë, mund të ndikojnë në kthimin e besimit në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas analistëve, pjesëmarrja e gjyqtarit Kryeziu në tubime politike si dhe marrja e disa vendimeve në favor të Partisë Demokratike të Kosovës nga ana kësaj Gjykate kanë ndikuar në dëmtimin e imazhit të Kushtetueses./Zeri/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fundi-i-babes-ne-kushtetuese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala