Fuga i del në mbrojtje Kurtit pas mos-kandidimit: Çka është ai, taleban, hajdut veshkash?

Autori:Gazeta Fjala

Akademiku Artan Fuga ka ironizuar vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës për të mos i lejuar Kurtit kandidimin në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Fuga thotë se çmenduritë në planin shqiptar nuk kanë fund, pasi në Kosovë lihet jashtë loje kandidati kryesor politik, Albin Kurti.

Sipas tij, me ligj është përjashtuar favoriti kryesor a thua se është taleban, kriminel, i korruptuar apo hajdut bankash.

Në fund Fuga thur edhe lavde për kreun e VV’së.

Postimi i plotë:

Hahahaha, ore po cmenduritë tona nuk paskan fund moreeeee!

E paskemi në plan shqiptar, jo në Shqipëri.

Në Kosovë lënë jashtë së drejtës për të kandiduar lojatrin kryesor politik, Albin Kurtin!

Po mirë mo zotërinj, por kur ishte kryeministër Albini, e kishte bërë atë krimin e madh, atë të madhin fare, hahahaha, që ju po e dënoni tani!

Apo kryeministër mund të ishte, por deputet jo!

O pika thuaj!

Pijuni lëngun zgjedhjeve tani, me përjashtime me ligj të favoritit kryesor!

Po pse mo çfarë është ai taleban, i korruptuar, kriminel, hajdut bankash, trafikant veshkash, çfarë është?

O Zot, dhe hajde fol pastaj për zgjedhje të lira!

Hajde pastaj fol për demokraci kur lojtarin kryesor të opozitës e lënë jashtë kandidimit sipas ligjeve, hahahahaha, kur ai sapo ka dalë nga kryesimi i qeverisë, kur partia e tij ka elektoratin më të madh në Kosovë, kur ai është figura emblematike e rinisë kosovare!

Si t’i heqësh tortës kremin, sheqerin, petët dhe t’i thuash tjetrin: Na haje këtë që ka mbetur tani!

Ore më duket se nuk jemi në rregull në fiqirin politik!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fuga-i-del-ne-mbrojtje-kurtit-pas-mos-kandidimit-cka-eshte-ai-taleban-hajdut-veshkash/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala