FSK zhvillon operacione në Maqedoni

Autori:Avdyl Pajaziti

Kadetët e Forces se Sigurisë Kosovës (FSK) sot zhvillojnë operacionet përfundimtare të ushtrimit ‘’Kampingu veror 2015’’ në Krivollak të Republikës së Maqedonisë.

Operacionet përfundimtare në kuadër të ushtrimit ,,Kampi Veror 2015’’ në poligonin stërvitor ushtarak në Krivollak të Maqedonisë, që do të zhvillohen sot.

Ushtrimi fushor ,,Kampi Veror 2015”organizohet nga Akademia Ushtarake e Maqedonisë, i cili ka karakter  ndërkombëtar, ku për çdo vit marrin pjesë kadet, nga më shumë se 20 shtete, të menaxhuar nga instruktorë të NATO-s dhe të Partneritetit për Paqe (PfP-së).

“Kampi Veror 2015” ka karakter garues, ndërsa FSK-në, e përfaqësojnë 10 kadetë dhe një oficer, të gjithë këta të Qendrës për Studime Universitare.

Sot në Krivollak do të jetë i pranishëm një delegacion i ushtarakëve nga MFSK dhe FSK-ja, në përbërje: Gjeneral Zymer Halimi, drejtor i drejtorisë për Operacione në MFSK, kolonel Ilir Qeriqi, shef i Departamentit për Siguri dhe Bashkëpunim ndërkombëtarë, kolonel Fadil Hadergjonaj, shef i shtabit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes si dhe kapiten Avni Kiqina, komandanti i Qendrës për Studime Universitare të FSK-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fsk-zhvillon-operacione-ne-maqedoni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala