FSK vazhdon kërkimin e Sead Alushit në lumin Ibër

Autori:Avdyl Pajaziti

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), përkatësisht njësia për Kërkim-Shpëtim në ujëra, për të pestën ditëme radhë po zhvillojnë operacione të kërkimit për gjetjen e të riut Sead Alushi, 17 vjeçar, i cili dyshohet se ka rënë në lumin Ibër në Mitrovicë.

Që nga dita e parë, FSK-ja, ka angazhuar në operacionin e kërkimit në lumin Ibër, nga 17-25 pjesëtarë të njësitit të kërkim-shpëtimit me automjete në lumen Ibër, gjegjësisht në vendin e ashtuquajtur Lisicë të Mitrovicës, ku dyshohet se Seadi ka rënë.

Sipas një njoftimi të FSK-së, edhe pas katër ditëve të kërkimit ende nuk ka gjurmë.

“Njësiti i FSK-së, edhe përkundër të rritjes së sasisë së ujit, vazhdojnë kërkimin me intensitetin e shtuar. Në vendin e ngjarjes çdo ditë kanë dalë personalitet ushtarake dhe civile të Ministrisë së FSK-së dhe të FSK-së, në përkrahje të njësitit të kërkim-shpëtimit. Njësiti i kërkimit-shpëtimit janë duke bërë maksimumin për gjetjen e trupit të Seadit. Çdo ditë aty është edhe koloneli Shaip Haziri komandant i Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC) si dhe përfaqësues të lartë të Ministrisë dhe të FSK-së”, thuhet në njoftim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fsk-vazhdon-kerkimin-e-sead-alushit-ne-lumin-iber/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala