FSK sot hap dyert për qytetarët

Autori:Avdyl Pajaziti

Forca e Sigurisë së Kosovës, për nderë të “ Ditës së Forcës”, organizon ditën e hapur, ku qytetarët mund t’i vizitojnë repartet e FSK-së dhe të shohin nga afër jetën dhe punën e ushtarëve të Republikës së Kosovës.

Për këtë FSK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet për t’i pritur ata në gjitha kazermat e FSK-së, si në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin, nga ora 10:00 deri në ora 13:00.

“Vizita e personaliteteve të larta vendore dhe ndërkombëtare bëhet në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, në ora 11:00. Aktivitetet qendrore do të zhvillohet në Kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, ku vizitorët do të kenë mundësi të shohin demonstrime, makineri, si dhe aktivitete të ndryshme që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së”, thuhet në një njoftim të FSK-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fsk-sot-hap-dyert-per-qytetaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala