FSK së shpejti do të jetë Forcë e Armatosur

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka vizituar Kazermën ”Adem Jashari”, të Forcës së Sigurisë për nderë të “ Ditës së Forcës”, ku tha se shumë shpejt do të krijohen Forcat e Armatosura të Kosovës.

Jahjaga tha se FSK është e përgatitur për të qenë një Forcë e Armatosur e Kosovës dhe për t’u integruar në NATO.

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama tha se parakalimi i sotëm tregon se FSK është e gatshme për t’u bërë ushtri.

Kurse, ambasadori i Britanisë, Ruairi O’Connelli ka thënë se FSK është institucioni më i rëndësishëm që ka Kosova.

Forca e Sigurisë së Kosovës për nderë të “ Ditës së Forcës”, ka hapur dyert për qytetarët të cilët mund t’i vizitojnë repartet e FSK-së dhe të shohin nga afër jetën dhe punën e ushtarëve të Republikës së Kosovës. Aktivitetet qendrore u zhvilluan në Kazermën “Adem Jashari’’ në Prishtinë, ku vizitorët patën mundësi të shohin demonstrime, makineri, si dhe aktivitete të ndryshme që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fsk-se-shpejti-do-te-jete-force-e-armatosur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala