FSK-së po i ikin kuadrot

Autori:Avdyl Pajaziti

Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) e cila pritet që shumë shpejt të transformohet në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), nuk po u krijon hapësirë të mjaftueshme kuadrove të reja për të qëndruar në këtë institucion të sigurisë.

Derisa viteve të fundit, FSK-ja ka qenë mjaft joshëse për kuadrot e reja, së fundmi disa ushtarë, të zhgënjyer e kanë braktisur këtë strukturë ushtarako-civile.

Njëri nga ta është Arian Xhezairi, i cili pasi kishte kaluar një periudhë shtatëvjeçare në FSK, ishte “detyruar” të largohet.

Xhezairi, duke ironizuar shpjegon se nga FSK nuk është larguar, por ka bërë një “tërheqje taktike”. Djaloshi nga qyteti i Prizrenit, shpjegon se arsyeja prapa largimit ka qenë pranimi në Universitetin e Vjenës për studime Master në drejtimin e Studimeve Sociale të Shkencës.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fsk-se-po-i-ikin-kuadrot/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala