FSK në aksionin e bamirësisë “Vrapo me FSK”

Autori:Avdyl Pajaziti

Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Gjakovës organizojnë vrapimin humanitar 10 kilometra të gjatë,  me moton “Vrapo me FSK”.

Çdo fanellë e veshur është paguar 5euro. Shuma e parave të mbledhura do të dedikohet për fëmijët në nevojë të komunës së Gjakovës.

Ky aksion është përqafuar dhe po përkrahet nga pjesëtarë të FSK-së, KFOR-it dhe qytetarë të shumtë.

Vrapimi do të filloj nga Çarshia e Vjetër në Gjakovë, ditën e diel, më datë:04.10.2015, duke filluar në ora 10:00.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fsk-ne-aksionin-e-bamiresise-vrapo-me-fsk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala