FSK mohon se garda ceremoniale ishte në dasmën e Korab Shaqirit

Autori:Gazeta Fjala

Një lajm që është botuar në media se Pjesëtarë të Gardës Ceremoniale të FSK-së kanë shoqëruar dhëndërrin nga Kosova në Maqedoni dhe anasjelltas është mohuar nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ibrahim Shala nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun në MFSK, ka thënë për lajmi.net se një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe as nuk mund të ndodhë, pasi  Garda Cermoniale e FSK-së, nuk bënë përcjellje të aktiviteteve private të qytetarëve.

Ai ka thënë se kjo trup bënë përcjellje vetëm në kuadër të aktiviteteve shtetërore dhe organizimeve të brendshme të FSK-së.

“Garda Ceremoniale e FSK-së, bënë përcjellje vetëm në rastet të ceremonive shtetërore, varrimit të ushtarëve, dhe aktivitete të veta.  Ai lajm nuk është i vërtet”, ka thënë Shala për lajmi.net.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fsk-mohon-se-garda-ceremoniale-ishte-ne-dasmen-e-korab-shaqirit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala