FSK me të ardhme të sigurt

Kastrati i cili të premten është dekoruar nga presidentja me ‘Urdhrin e Pavarësisë’, në këtë intervistë dhënë Epokës së re, ka thënë se koha e tij më e artë e karrierës ishte pas çlirimit, duke i shërbyer Kosovës dhe popullit të saj.
Kastrati ka thënë se i ka mbetur merak që gjatë mandatit të tij nuk u arrit të formalizohet shndërrimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.
“Por sidoqoftë, FSK-në po e lë në gjendje jashtëzakonisht të mirë dhe në duar të sigurta”,është shprehur Kastrati.