FSK-ja ka shënuar arritje të mëdha

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjenerallejtënant Rrahman Rama ka bërë me dije se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke u parapërgatitur për misionin e ardhshëm.

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se deri më tani FSK-ja ka shënuar arritje të mëdha dhe është në pritje të vendimit të Kuvendit për transformimin e saj në Forca të Armatosura të Kosovës.

Rama ka treguar se FSK-ja do të jetë e gatshme në çdo rast për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

Duke folur për 27 Nëntorin, Ditën e FSK-së, ai ka thënë se nesër (e premte) të gjithë kazermat në Kosovë do të jenë të hapura për qytetarët, kurse manifestimi kryesor i Ditës së FSK-së do të mbahet në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fsk-ja-ka-shenuar-arritje-te-medha/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala