FSK e gatshme të ndihmojë Tetovën

Autori:Zekirja Shabani

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë ofruar për ndihmë në Tetovë dhe fshatrat e Malësisë së Tetovës.

Me një notë-kërkesë drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ambasada e Kosovës në Shkup shpreh gatishmërinë që njësitet e FSK-së të vihen në dispozicion dhe të ndihmojnë në Tetovë.

“Pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta pas humbjes tragjike të jetëve dhe dëmeve materiale nga vërshimet në rrethin e Tetovës. Në emër të institucioneve të Kosovës, në konsultë me Presidentin, Kryeministrin dhe ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së Kosovës, dëshirojmë t’ju ofrojmë ndihmën tonë si fqinj të parë. FSK e Kosovës e specializuar me njësitet e saj për këso raste është e gatshme të vihet në dispozicion sipas nevojave tuaja…”, thuhet mes tjerash në notë-kërkesën e Ambasadës së Kosovës në Shkup, raporton Koha.net.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fsk-e-gatshme-te-ndihmoje-tetoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala