FSK e gatshme të asistojë në operacionet e shpëtimit në Tetovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës i ka ofruar ndihmë asaj të Maqedonisë, pas situatës së krijuar nga përmbytjet në rajonin e Tetovës.

Kryeministri Isa Mustafa, gjatë mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se institucionet e Kosovës janë të gatshme të ndihmojnë Maqedoninë në situata të tilla, duke dërguar trupat e shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), raporton lajmi.net.

Edhe ministri i FSK, Haki Demolli tha se i ka dërguar një letër homologut të tij maqedonas për t’i ofruar ndihmë, ndonëse, deri më tani, sipas tij, qeveria maqedonase nuk ka shfaqur një kërkesë për ndihmë nga Kosova./lajmi.net/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fsk-e-gatshme-te-asistoje-ne-operacionet-e-shpetimit-ne-tetove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala