FSK dhe Forcat e Armatosura të Turqisë thellojnë bashkëpunimin

Autori:Avdyl Pajaziti

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama me bashkëpunëtorë, me ftesë të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë (FAT) po qëndron për një vizitë zyrtare në Ankara, të Republikës së Turqisë.

 Fillimisht, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama u prit nga Komandanti i Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, gjeneralin Hulusi Akar.

Gjatë bisedës, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama e njoftoi gjeneralin Akar mbi të arriturat e FSK-së, zhvillimin dhe profesionalizimin e saj e në veçanti u fokusua mbi realizmin e aktiviteteve që dalin nga Marrëveshja bilaterale e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, përkatësisht dy Forcave.

Gjeneral Rama me këtë rast u shpreh se Forcat e Armatosura të Turqisë janë partner i fuqishëm i FSK-së dhe se gjatë këtyre viteve të zhvillimit kanë mbështet me shkollime, trajnime dhe pajisje Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Më tej gjeneral Rama e ka falënderuar gjeneralin turk për krijimin e mundësive që aktivitetet e parapara mbi bazën e planit të bashkëpunimit të realizohen me sukses dhe se edhe planifikimi për vitin tjetër është po kaq i frytshëm.

Gjithashtu edhe gjenerali turk Hulusi Akan shprehu përkushtimin e vazhdueshëm të FS të Turqisë dhe të atij personalisht që edhe më tutje të vazhdohet dhe thellohet bashkëpunimi ndërmjet FA të Turqisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe ndërmjet dyja vendeve tona.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Sekretari i përgjithshëm Shkelzen Sylaj gjatë qëndrimit në Turqi do të vizitojnë njësi dhe reparte të ndryshme të Forcave të Armatosura të Turqisë. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fsk-dhe-forcat-e-armatosura-te-turqise-thellojne-bashkepunimin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala