FSHF me letër u tërheq vërejtjen atyre që kanë blerë bileta

Autori:Avdyl Pajaziti

Federata Shqiptare e Futbollit ka dërguar një letër falënderimi për çdo tifoz që ka blerë një biletë për ndeshjen Shqipëri- Serbi.

“Kjo ndeshje, një nga më vendimtaret për rrugën tonë drejt ‘Euro 2016’ është në të njëjtën kohë edhe më delikatja për shkak të jehonës që është krijuar dhe kërkesës së madhe për bileta”.

“Urojmë dhe shpresojmë ta konsideroni këtë biletë jo vetëm si akses për hyrjen në stadium, por edhe si një respekt dhe privilegj të madh”, shkruhet në letrën e FSHF-së.

Federata ka kërkuar nga çdo tifoz që të tregojë qytetari në këtë ndeshje dhe të respektojë futbollin dhe rezultatin e lojës.

Sipas FSHF-së, vetëm kështu nuk do të mund të penalizohemi dhe mund të realizojmë ëndrrën për të shkruar në Francë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fshf-me-leter-u-terheq-verejtjen-atyre-qe-kane-blere-bileta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala