Fshatrat e Maqedonisë po boshatisen, të rinjët ikin në gurbet

Autori:Gazeta Fjala

Në rajonin e Rekës në mëngjesin e së hënës u paraqitën disa tabela me udhërrëfyes për në Dibër, Skudrunje, Rostushë, Velebërdo, Bitush dhe Trebishtë ku edhe është shkruar numri i personave që janë shpërngulur në 20 vitete e kaluara, shkruan Zhurnal, transmeton Klan Kosova.

Kjo është vepër e “artistëve guerilë” të cilët kanë bërë aksione të ngjashme guerile edhe në Shkup, ndërsa është mbështetur nga programi “Civika mobilitas”. Sipas aktiviteteve, ky aksion është dedikuar për mbështetje të OJQ-ve lokale dhe bashkësive lokale, që t’iu ndihmojë ta ngritin zërin e tyre dhe të alarmojnë për këtë problem të shprehjes – shpërngulja nga rajoni i Rekës, që më parë numëroheshin fshatra të shumtë, por tani janë shkretuar, ndërsa njerëz mund të shihen vetëm në periudhën verore.

Ndryshe kohë më parë  Deputetja e PRSD-së akuzoi qeverinë Gruevski se Politikat e gabuara të tij kanë ndikuar që në 10 vitet e fundit në mënyrë drastike të rritet shpërngulja e qytetarëve nga Maqedonia.

Sipas të dhënave të publikuara nga opozita maqedonase, brenda dekadës së fundit nga vendi janë larguar rreth 150 mijë qytetarë. Varfëria, papunësia e lartë, standardi i ulët, pasiguria dhe problemet e vazhdueshme ndëretnike janë disa nga arsyet që e bëjnë Maqedoninë si vend pa perspektivë, vlerësojnë deputetë e opozitës.

“Për fat të keq, për shkak të politikave që udhëheqë në 10 vitet e fundit pushteti, kemi një situatë dramatike që ka detyruar qytetarët që ardhmërinë e tyre ta kërkojnë jashtë vendit tonë. Në këto vite, sjellja e qeverisë me qytetarët është e tmerrshme. Kjo që ndodh tek ne në Maqedoni nuk është shpërngulje, por është eksod”, deklaroi Sonja Mirakovska, deputete e PRSD-së.

maqedonii

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fshatrat-e-maqedonise-po-boshatisen-te-rinjet-ikin-ne-gurbet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala