Fruti që forcon eshtrat tuaja

Kumbullat e thara janë të pasura me vitaminë K, forcojnë eshtrat, e më pas u ndihmojnë edhe zorrëve të punojnë si duhet. Kumbullat e thara kanë disa efekte të tjera shëndetsore. Ndikojnë në kontrollonin e nivelit të sheqerit në gjak, duke bërë të mundur zvogëlimin nga rreziku i diabetit.
Shumë studime kanë vërtetuar se problemet e menopauzës më lehtë janë të përballueshme nëse konsumoni kumbulla të thara. Mjafto që ju të konsumoni 3-4 kokrra kumbulla të thara brenda ditës për të neutralizuar qelizat e radikalëve të lirë, të cilët dëmtojnë kujtesën.
Kumbullat sidomos janë të shëndetshme për sytë. Fitonutrientet që gjenden në kumbulla mund t’ju ndihmojnë që të ulni rrezikun për degjenerim të makular, sëmundje kjo e cila zakonisht shfaqet te njerëzit e moshuar. Për një shëndet më të mirë konsumoni kumbulla të thara.