Frustrohen edhe sindikatat e tjera, Qeverisë 10 ditë afat

Autori:Avdyl Pajaziti

Nuk është vetëm SBASHK, ata të cilët janë frustruar me mos-zbatimin e 0.5 përqindshit. Sot, sindikatat e përbashkëta të shërbyesve civil të Kosovës i kanë dhënë afat 10 ditor qeverisë për përmbushjen e 0.5 % që u është premtuar se do të zbatohet që nga fillimi i këtij viti.

Sindikata e Administratës, Juridikaturës, Shëndetësisë, Policisë dhe Federatës së Shërbyesve civil të Kosovës bën të ditur se pas këtij afati ata do të marrin veprime të përbashkëta, për të cilat kanë paralajmëruar se do të jenë presionuese.

E pas konferencës përfaqësuesit e sindikatave ia mësynë Qeverisë së Kosovës në tentim për t’u takuar me ministrin e ministrisë së Administratës Publike Mahir Yagcilar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/frustrohen-edhe-sindikatat-e-tjera-qeverise-10-dite-afat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala