Fronti, i shpartalluar

Autori:Zekirja Shabani

Ti partitë opozitare që kanë formuar shtatë muaj më parë bllokun opozitar, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, po shkojnë drejt skenarit të bllokut të dikurshëm VLAN, i cili u shpërbë pas gjashtë muajve të krijimit.

Pavarësisht se tri subjektet politike tashmë nuk kanë marrëveshje për bashkëqeverisje, anulimi i protestës së të shtunës dhe deklaratat e përfaqësuesve të bllokut duke akuzuar njëri-tjetrin, nënkuptojnë plasaritje të fronit opozitar që çon drejt shpartallimit.

Kështu kanë vlerësuar njohësit e çështjeve politike në vend, të cilët thonë se ashtu siç u nda pas gjashtë muajsh bashkëpunimi i bllokut VLAN (“Vetëvendosje”-LDK-AAK-“Nisma”), tani mund të ndahet edhe blloku VAN. Në këtë formë do të mundë të shuhet ideja e formimit të një koalicioni parazgjedhor të subjekteve opozitare.

Megjithatë, përfaqësuesit e subjekteve opozitare thonë se këto tri subjekte do të bashkëpunojnë edhe më tutje, pavarësisht “ftohjes” së momentit. /Zeri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fronti-i-shpartalluar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala