Frigoriferi që tregon çfarë ushqimesh mungojnë (Foto)

Samsung së fundmi ka prezantuar një frigorifer të zgjuar që lejon të kontrrolloni ushqimet tuaja, pa e hapur fare derën e frigoriferit.
frigoriferi është prezantuar në panarin e paisjeve “Consumer Electronics Shoë” në Las vegas, nga marka e njohur ” Family Hub”, një frigorifer i pajisur me 3 kamera brenda tij, të cila ju tregojnë me imazhe se çfarë ndodh brenda frigoriferit tuaj.
Kështu nëse ndodheni në market duke bërë pazar dhe nuk ju kujtohet se çfarë ju duhet për të gatuar darkën, me anë të një aplikacioni lidheni nga telefoni me frigoriferin tuaj dhe mund të shikoni çfarë ushqimesh mungojnë.
Gjithashtu pajisja ka një sistem me një ekran Full HD LCD me touchscreen, nga i cili mund të bëni porosi për ushqimet, nga marketet që ofrojnë shërbim online, drejtpërdrejtë nga kuzhina juaj.
Ekrani i madh i frigoferit mund të shërbejë dhe si një “qendër për komunikimin në familje”, pas aty mund të shkuhen shënime, të postohen foto dhe të shënohen data të rëndësishme në kalendar.
Frigoriferi “Samsung Family Hub” do të prodhohet për shitje në Britaninë e Madhe dhe ende nuk ka një çmim të përcaktuar, por nga funksionet që kryen nuk do të jetë dhe aq i lirë. /albeu.com/