Freskohet Ramadan Muja

Kryetarët e gjithë komunave të Kosovës, ja kanë zili Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja. Sidomos kur janë në pyetje shpenzimet për “freskim”, mallra dhe shërbime.
Të mërkurën ai ka kontraktuar kompaninë “Beli” nga Prizreni që ta furnizoj Kuvendin Komunal të Prizrenit me pije freskuese për hiq më pak se 26 mijë euro. Nërkaq, kontratën përfundimtare për këtë furnizim do ta nënshkruaj me 21 shkurt të këtij viti.
Të dhënat e publikuara në KRPP tregojnë se për këtë tender kompania “Beli”, nuk kishte asnjë konkurrent.