Frashër Krasniqi: Të gjithë jemi Albin Kurta

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se duke e arrestuar Albin Kurtin na shndërruan të gjithëve në Albin Kurta.

Krasniqi ka thënë se Albini nuk është vetëm një njeri, ai është një ide. Ai më tej ka shkruar se Një ide që sa më shumë sulmohet, aq më tepër rritet, transmeton Klan Kosova.

Krasniqi dje ka qenë njëri ndër të arrestuarit në aksionin te selia e VV-së.

Ky është postimi i plotë i Frashër Krasniqit:

“Duke e arrestu Albin Kurtin, na shndërruan të gjithëve në Albin Kurta. Albini nuk është thjesht një njeri. Është një ide. Një ide që sa më shumë të sulmohet, aq më tepër rritet.

“Zajednica” mund të kalojë, vetëm mbi trupat tonë. E trupat tonë janë aq shumë, sa që s’kalohet dot mbi të gjithë. Rrjedhimisht, “Zajednica” nuk do të kalojë!” (sic), ka shkruar Krasniqi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/frasher-krasniqi-te-gjithe-jemi-albin-kurta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala