Frashër Brahimaj: AAK-ja ka sakrifikuar shumë për një shtet funksional

Autori:Gazeta Fjala

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Frashër Brahimaj ka thënë se si deputet i ardhshëm do të angazhohet në mirëqenien e qytetarëve e sidomos të rinisë së Kosovës.

Ai ka shtuar se secili qytetar ka të drejtë të jetojë një jetë të dinjitetshme e sipas tij për këtë arsye AA-ja ka sakrifikuar shumë që të ketë një shtet funksional, shkruan Gazeta inFokus.

“Secili qytetar apo qytetare, ka të drejt të ketë një jetë të dinjitetshme, duke pasur një vend të mirë të punës me një pagë të dinjitetshme, për të pasur mundësi që të mbaj familjen e tij apo të saj dhe të mund t’i shkolloj fëmijët, për një të ardhme më të mirë të tyre dhe të vendit.

Ne kemi sakrifikuar shumë për vendin tonë për të pasur shtet funksional dhe për të pasur një jetë më të  mirë, andaj duhet që të gjithë të angazhohemi për ta forcuar shtetin, duke kontribuar secili nga pozita dhe profesioni i tij apo saj”, shkruan ai.

Brahimaj ka premtuar se do të angazdohet në zhvillimin e një sektori ekonomik që sipas tij ka ndikim të drejtëpërdrejtë në përmirësimin  e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Ky është postimi i tij i plotë.

Unë si kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të angazhohem personalisht në mirëqenien e të gjithë qytetarëve, e sidomos për mirëqenien e rinisë, sepse rinia është shtylla kryesore e zhvillimit të një vendi.

Secili qytetar apo qytetare, ka të drejt të ketë një jetë të dinjitetshme, duke pasur një vend të mirë të punës me një pagë të dinnjitetshme, për të pasur mundësi që të mbaj familjen e tij apo të saj dhe të mund t’i shkolloj fëmijët, për një të ardhme më të mirë të tyre dhe të vendit.

Ne kemi sakrifikuar shumë për vendin tonë për të pasur shtet funksional dhe për të pasur një jetë më të  mirë, andaj duhet që të gjithë të angazhohemi për ta forcuar shtetin, duke kontribuar secili nga pozita dhe profesioni i tij apo saj.

Ne si AAK dhe personalisht si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës do të angazhohemi në zhvillimin e sektorit minerar, të sektorit të metalurgjisë, të sektorit të përpunimit dhe të prodhimit, pasi qe ky zinxhirë i këtyre sektorëve është shtylla kyqe e zhvillimit ekonomik të vendit dhe ndikon drejt për drejt në përmirësimin e mirëqenies së të gjithë qytetarëve.

Me zhvillimin e këtyre sektorëve ndikojmë në rritjen e eksportit dhe uljen e importit, me çka ndikojmë që paraja të mbetet brenda vendit dhe jo të dalë jashtë.

Na priftë e mbara!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/frasher-brahimaj-aak-ja-ka-sakrifikuar-shume-per-nje-shtet-funksional/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala