Frangu – “shpëtim” nëse dështon euroja

Frangu zviceran do të mbajë rolin e monedhës rezervë “shpëtim” për shkak të pasigurisë së euros lidhur me krizën greke, tha presidenti i Bankës Nacionale të Zvicrës, Thomas Jordan.
Sipas Jordanit, këtë viti kursi i frangut u rrit me 12 për qind, pasi banka vendosi të mos e mbajë artificialisht.
“Pavarësisht ngadalësimit të aktivitetit ekonomik në Zvicër, mund të konkludojmë se frangu do të mbetet stabil”, thotë Jordan.