Francezët sot derdhin 16.4 milionë euro në buxhetin e Kosovës 

Autori:Avdyl Pajaziti

Buxhetit të Republikës së Kosovës sot do t’i shtohen edhe 16.4 milionë euro. Këto para do të derdhën në arkën e shtetit nga shitja e Kompleksi turistik “Brezovica”.

Në fakt kjo është vetëm një pjesë e parave që do të alokohen pasi të vihen nënshkrimet nga Qeveria e Kosovës dhe  investitorëve francezë, pasi shuma totale e këtij privatizimi është 409 milionë euro.

Qeveria e Kosovës dhe konzorciumi francez “MDP Consulting – Compagnie des Alpes” kanë paralamëruar se të martën do të nënshkruajnë marrëveshjen për realizimin e Projektit për zhvillimin e qendrës turistike “Brezovica”.

Gazeta Fjala merr vesh se me këtë nënshkrim asnjëra palë nuk do të mund të tërhiqet nga realizimi i projektit.

Gjithashtu brenda gjashtë muajsh do të verifikohen të gjitha dokumentet edhe njëherë që kontrata të hyj në fuqi.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, konsorciumi francez MDP Consulting –Compagnie des Alpes ishte shpallur fitues, me një çmim prej 410 milionë euro.

Më këto investime, qendra e skijimit “Brezovica “pritet të shndërrohet në resor të nivelit botëror, që do të ofrojë aktivitete të ndryshme gjatë tërë vitit.

Përveç ndërtimit dhe zhvillimit të qendrës turistike, kontrata parasheh që kompania franceze të hapë 3.000 vende pune.

Gjatë periudhës të caktuar me marrëveshje, periudha fillestare gjatë 3 vjetëve të para, parasheh 165 milion euro investime.

Në investime parashihet zgjerimi apo krijimi i shtigjeve të klasit botëror për skijim, më të gjata se 100 km (më të gjatat në Ballkan), të pajisura me rreth 20 teleferikë dhe pajisje tjera moderne, me standarde të sigurisë dhe të kualitetit më të lartë në rajon.

Qendra e skijimit “Brezovica”, është qendër e njohur turistike që ndodhet në rajonin e Shtërpcës – rajon ky i banuar me shumicë serbe apo në pjesën veriperëndimore të maleve të Sharrit.

Gjendet në lartësi mbidetare prej 900 deri në 2,522 metra, me një hapësirë prej 2,500 hektarësh dhe është larg vetëm 60 kilometra nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës./GazetaFjala/.

 

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/francezet-sot-derdhin-16-4-milione-euro-ne-buxhetin-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala