Franca rifillon sulmet ajrore kundër ISIS-it në Siri

Autori:Gazeta Fjala

Franca filloi sot, gjatë orëve të para të mëngjesit, fushatën e dytë ajrore kundër pozicioneve të ISIS-it në Siri, njoftoi ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian.

“Dy avionë tip ‘Rafale’ bombarduan një kamp trajnimi të ISIS-it”, deklaroi Le Drian.

”Objektivat e këtyre sulmeve u arritën”, shtoi ai për radion franceze ”Europe 1” duke theksuar se sulmet do të vijonin, njofton Koha.net

Dy avionët bombardues ”Rafale”, të cilët u ngritën nga Emiratet e Bashkuara Arabe, goditën një qendër trajnimi të ISIS-it në Raqa, bastion i organizatës terroriste, njësoj si në sulmet e para franceze të 27 shtatorit të kaluar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/franca-rifillon-sulmet-ajrore-kunder-isis-it-ne-siri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala