Franca ndalon modelet e holla

Parlamenti Francez ka marrur masa që i ndalon agjencitë e modelimit dhe brendet e modës të punësojnë modele që qeveria i sheh si shumë të holla. Tani modeleve u duhet të jenë të pajisura me dokumente medikale të masës së trupit, e cila duhet të jetë më së paku 18, raporton Reuters. (Në vitin 2009, indeksi mesatar i masës trupore së një femre franceze ishte 23.2). Njerëzit të cilët punësojnë modele të cilat nuk i kanë përmasat e caktuara sipas rregullës së re të qeverisë, mund të burgosen me muaj apo të gjobiten me 75,000 euro.
Amandamenti, është pjesë e një përpjekje të madhe e cila ka për qëllim luftimin e qrregullsive ushqimore në Francë. Ministri i shëndetësisë Marisol Touraine, ka thënë se, ky ligj ka për qëllim të mbroj jo vetëm shëndetin e mdoeleve, por gjithashtu edhe të vajzave të reja të cilat mundohen tu ngjajnë atyre.