Franca mbyll xhamitë që nxisnin urrejtje

Autori:Gazeta Fjala

Rreth 20 xhami dhe salla lutjesh të konsideruar si radikale janë mbyllur që prej dhjetorit në France dhe do të ketë edhe të tjera, si dhe janë kryer dëbime të predikuesve ekstremistë, deklaroi sot ministri francez i Punëve të Brendshme, Bernard Cazeneuve, pasi takoi presidentin dhe sekretarin e përgjithshëm të Këshillit Francez të Kultit Mysliman (CFCM).

“Nuk ka vend në Francë për ata që në sallat e lutjeve apo në xhami bëjnë thirrje dhe provokojnë urrejtjen dhe nuk respektojnë disa prej parimeve republikane, duke përfshirë këtu barazinë mes grave dhe burrave”, theksoi ministri.

“Kjo është arsyeja përse mora këtë vendim para disa muajsh, në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme duke përdorur të gjitha mjetet ligjore nëpërmjet masave administrative, për të mbyllur këto xhami. Janë rreth 20 xhami dhe salla lutjesh që janë mbyllur dhe do të ketë edhe të tjera, sipas informacioneve që në kemi”, theksoi ai, transmeton KP.

Në Francë numërohen rreth 2.500 xhami dhe salla lutjesh, ku rreth 120 konsiderohen se përhapin një ideologji fundamentaliste salafiste.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/franca-mbyll-xhamite-qe-nxisnin-urrejtje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala