Franca gati për sulme ajrore kundër ISIS

Autori:Avdyl Pajaziti

Franca behet gati te nise sulmet ajrore kundër militanteve te Shtetit Islamik ne Siri. Presidenti Hollonde njoftoi se nga e marta nisin fluturimet mbikëqyrëse mbi territorin sirian per te mesuar ç’ndodh me popullsinë, por përjashtoi nje ndërhyrje te trupave nga toka.

“Nga Siria jane planifikuar te kryhen sulme terroriste kundër disa vendeve, përfshire edhe Francën. Përgjegjësia ime eshte qe te jemi sa me shume te informuar per keto kërcënime. I kërkova ministrit te Mbrojtjes qe nga e marta te nisin fluturimet mbi Siri, ne pritje te sulmeve ajrore”.

Deri tani Franca eshte angazhuar ne sulme kundër Shtetit Islamik vetëm ne Irak. Njoftimi i presidentit Hollonde vjen ndersa edhe kryeministri britanik Cameron foli per sulme te mundshme ajrore kundër ISIS ne Siri ne muajin tetor. Xhihadistet e Shtetit Islamik kane shtrire kontrollin ne nje pjese te madhe te Sirise, por edhe te Irakut.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/franca-gati-per-sulme-ajrore-kunder-isis/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala