“Franca e dënon Hashim Thaçin, me 80 euro gjobë” (FOTO)

Autori:Zekirja Shabani

Mospagesa e trenit në Francë i ka kushtuar me gjobë njërit prej emigrantëve shqiptarë atje. Por ai nuk ka dashur që emri i tij të shënohet në këtë dënim.

Në disa fatura të siguruara nga “Zeri.info” shihet dënimi prej 80 eurosh në emër të zv.kryeministrit, njëherësh ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.

Ky emigrant nga Kosova, i cili nuk deshi t’i përmendet emrin tregoi për “Zeri.info” se, çmimi i biletës nga destinacioni ku ishte duke u nisur ishte rreth shtatë euro.

“Nuk desha me pagu se s’po kemi aq pare. Konduktori më kërkoi ndonjë dokument identifikues por unë i thash që nuk kam. Pastaj më kërkoi emrin, unë i thash që jam “Hashim Thaçi” ku edhe ma shqiptoi këtë gjobë prej tetëdhjetë eurosh”, thotë ai. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/franca-e-denon-hashim-thacin-me-80-euro-gjobe-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala