“Fraksion Plus” që e ndan Vetëvendosjen

Autori:Avdyl Pajaziti

Vetëvendosjes po i prin fati i zi, si partive tjera. Kësaj partie sot do t’i troket ndarja, ku do të zyrtarizohet një fraksion brenda Vetëvendosjes me njerëzit e pa kënaqur.

Portali Indeksonline ka mësuar se sot gjatë ditës do të zyrtarizohet fraksioni brenda Vetëvendosjes, ku do të përfshihen njerëzit e pakënaqur me zhvillimet në këtë subjekt politik.

Në mesin e këtyre të pakënaqurve do të ketë figura të larta të Vetëvendosjes, duke përfëshir degë dhe nëndegë të qyteteve dhe fshatrave.

Në fillim do të quhet Fraksion Plus, ku do t’i thërrasin njerëzit e pakënaqur në Vetëvendosje, ndërsa më vonë do të shëndrrohet në subjekt politik.

Indeksonline do ta botoj gjatë ditës edhe letrën e Fraksion Plus-it, ku ipen detajet e hollësishme./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fraksion-plus-qe-e-ndan-vetevendosjen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala