Fotografitë që ndryshuan botën! (Foto)

Autori:Zekirja Shabani

Historia është e mbushur me imazhe që kanë lënë gjurmë të thella në mendjet dhe ndërgjegjjet e njerëzve, duke na dhënë një tjetër këndvështrim për globin.

Me siguri të gjithë e keni parë foton e Ailan Kurdit, 3-vjeçarit sirian që u gjet i pajetë në një plazh të Turqisë.

Po cila është arsyeja që fotot e rënda të fëmijëve na prekin në shumë?

Sipas psikologëve, shpjegimi është i thjeshtë: ato na bëjnë të mendojmë për fëmijët tanë, apo për fëmijët që vetë ishim dikur. Ne provojmë dhimbje e tmerr për vuajtjet e tjetrit, kryesisht kur tjetri është njësoj si ne. Madje sa më i ngjashëm, aq më shumë e vuajmë. Kjo ndjesi mund të shkaktojë një reagim në zemër, një vëmendje të beftë ndaj një çështjeje që në rrethana normale është e largët.

Kur fotoja përhapet me shpejtësi, miliona zemra preken njëherazi. Njerëzit nisin e flasin rreth atij imazhi, duke u bërë nismëtarë të vendimeve që ndryshojnë përgjithnjë historinë. “Ka të bëjë me të qenët krejtësisht në mëshirë të ndodhive rreth teje, pa qenë në gjendje ta mbrosh veten. Kjo prek zemrat dhe shpirtrat e njerëzve”, thotë fotoreporterja Karol Guzi.

2 shtator 2015: 3-vjeçari sirian Ailan Kurdi nxirret nga dallgët në një plazh të Turqisë, pasi varka me të cilën udhëtonte bashkë me familjen u fundos në Egje
Foto: Nilufer Demir / AFP/Getty Images

 

8 qershor 1972: Kim Phúc duke vrapuar e zhveshur në një rrugë pranë Trang Bangut, pas një sulmi me napalm nga forcat ajrore të Vietnamit të Jugut
Foto: Nick Ut / AP
mars 1999: Të ribashkuar pasi kishin lënë shtëpinë gjatë luftës në Kosovë, familjarët e kalojnë 2-vjeçarin Agim Shala përmes një gardhi me gjemba në duart e gjyshit të tij në një kamp refugjatësh në Shqipëri
Foto: Carol Guzy / The Washngton Post/Getty Images

 

shtator 2014: James Dorbor, 8 vjeç, transportohet nga mjekët në një qendër kujdesi në Monrovia të Liberisë, pasi dyshohet se është prekur nga Ebola
Foto: Daniel Berehulak / New York Times

 

Dhjetor 1984: Sharbat Gula, refugjatja afgane me sy të përhumbur, mbuloi faqen e parë të revistës “National Geographic” në vitin 1985
Foto: Steve McCurry / National Geographic

 


1945: Një fëmijë japonez pret në radhë për ta hedhur në turrën e djegies kufomën e vëllait të vogël të vrarë nga bomba bërthamore në Nagasaki
Foto: Joe O’Donnell / USIA 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fotografite-qe-ndryshuan-boten-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala