Fotografi me shumë imagjinatë (Foto)

Natascha Kwee, është një fotografe nga Norvegjia.
Ajo ka filluar që të fotografojë para gjashtë vitesh, mirëpo shumë shpejtë e kuptoi që ajo që ajo dëshironte më shumë është arti surreal. Kwee shprehet se shumë shpesh fillon të ëndërrojë vende që nuk ka qenë kurrë, ose edhe që nuk ekzistojnë fare.
“Më pëlqen që të kombinojë natyrën, kafshët dhe njerëzit e të shkojë përtej asaj që quhet nëna natyrë”, është shprehur Kwee.
21 vjeçarja, për ti arritur këto fotografi të mrekullueshme përdor vende të ndryshme e ndonjëherë edhe dhomën e saj. Pastaj përdor pak Photoshop, dhe në fund siç ajo thotë e lë që magjia të ndodh.