Kështu u sulmua vetura e kryeministrit Mustafa (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

Vetura e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa është sulmuar sot gjatë kohës kur ai ishte duke shkuar në punë në zyrën e tij në qeveri.

Daut Hoxha zëdhënës i policisë së Kosovës tha për Gazetën Fjala se eskorta e kryeministrit Mustafa është sulmuar me vezë dhe ngjyre.

“Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimet, mirëpo ende nuk kemi informatë zyrtare se kush janë sulmuesit”, tha Hoxha.

Përgjegjësinë për këtë akt e kanë pranuar Lëvizja Vetëvendosje e cila ka thënë se përmes këtij veprimi dëshirojnë t’i kujtojnë kryeministrit Mustafa që nuk mund të defunksionalizojë shtetin e Kosovës përmes krijimit të Zajednicës., thuhet në faqen zyrtare te tij ne Facebook. / Gazeta Fjala/

1

11995640_10204828518049640_1316373694_n

isaaa

foto sulmi

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/foto-nga-sulimi-i-vetutres-se-msuatafes-nga-vetevedojsa/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala