Foto e bërë me iPhone i kushtoi shqiptarit 11 vjet burg

Autori:Avdyl Pajaziti

Disa fotografi të bëra me iPhone, kur kishte përpara një ‘thesi me pare’ dhe e postuar më vonë në rrjetet sociale, duket se kanë qenë provat fatale në dëm të një trafikanti shqiptar në Britani, që është dënuar me 11 vjet burg.

Olsi Beheluli, 24 vjeç dhe me banim në Londër, ishte arrestuar në tetor të vitit të kaluar bashkë me dy bashkëpunëtorë të tij.

Sipas njoftimit për shtyp të Agjencisë Britainke të Antikrimit, NCA, e njohur si FBI-ja britanike, trafikanti shqiptar tha fillimisht se paratë, rreth 250 mijë stërlina, nuk ishin të tij dhe se fotografia ishte bërë në Shqipëri, në shtëpinë e një kushëriri të tij.

Por nga hetimi i letrës së murit dhe mobilieve në fotografi, detektivët e NCA-së konkluduan se fotografia ishte bërë në apartamentin ku 24-vjeçari kishte jetuar me qira në lagjen Harrou të Londrës.

Kjo fotografi është bërë hit në mediat britanike, nga të cilat ka edhe që e kanë kryelajm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/foto-e-bere-me-iphone-i-kushtoi-shqiptarit-11-vjet-burg/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala