Foshnja e posalindur gjendet në mbeturina

Foshnja, e gjinisë femërore, e gjetur në hapësirën e deponisë rajonale të mbeturinave, në lokacionin Gërmovë në Koshtovë të Mitrovicës, mësohet se ishte e porsalindur. Trupi i pajetë tash është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, e atje bëjnë të ditur se nesër do i bëhet autopsia.
Derisa Policia po e heton si vrasje të rëndë, në Mjekësi Ligjore thonë se gjithçka merret vesh nesër.
Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zaiti tha për lajmi.net se dyshimet e para janë se aty është dërguar nga ndonjëri kamionë i cili bartë mbeturinat deri aty.
Ndërsa drejtori i Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka bërë të ditur se ekipet hetuese mjekësore kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe kanë marr foshnjën.
“Nesër paradite kryhet autopsia e foshnjës”, tha ai për lajmi.net.