Forumi ekonomik austriak në Prishtinë

Në Prishtinë po mbahet forumi ekonomik Austriak, në të cilën po marrin pjesë 25 kompani austriake dhe po aq kompani edhe nga Kosova.
Kompanitë nga të dyja vendet po shkëmbejnë përvojat dhe kontaktet në mes vete.
Përfaqësues të Austrisë, të cilët e kanë organizuar këtë forum, vlerësuan lartë takimin i cili po mbahet një ditë pas nënshkrimit të MSA-së në Strasburg.
Sipas tyre, impakti i këtij takimi në mes bizneseve do të mundësojë arritjen e mundësive për të investuar në Kosovë.
Disa prej kompanive austriake premtuan se do të investojnë në Kosovë, nëse ka kushte për të bërë biznes në Kosovë. / Gazeta Fjala/