Formohet Rrjeti i OJQ-ve lokale në Podujevë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kemi kënaqësinë të ju informojmë se me qëllim të aktivizimit qytetar, nxitje të debatit publik dhe pjesmarrje qytetare të koordinuar në vendimmarrje, në bashkëpunim me disa prej OJQ-ve aktive nga komuniteti shumicë dhe organizata nga komuniteti pakicë që veprojnë në Komunën e Podujevës, u arrit marrëveshja që të themelohet edhe në këtë komunë Rrjeti i Organizatave Jo Qeveritare lokale, të quajtur “DEMOKRACIA FILLON KËTU”.

Qëllimi i themelimit të Rrjetit është bashkëpunimi në mes të shoqërisë civile në aspektin e monitorimit dhe avokimit të qeverisjes lokale në Podujevë.

Kuvendi i rrjetit të Organizatave Jo Qeveritare i mbajtur sot më datën 15.11.2015, zgjodhi organet drejtuese; Bordin Drejtues prej tre anëtarësh dhe Drejtorin ekzekutiv të rrjetit.

Drejtor ekzekutiv i rrjetit u zgjodh Shemsi Jashari, i cili është drejtues i Organizatës Jo Qeveritare “Inicitiva për Ide dhe Alternativa” IIA, dhe njëri prej përfaqësuesve të shoqërisë civile në Këshillin për Zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Shoqërinë Civile.

Rrjetin e përfaqësojnë, OJQ, që veprojnë në Podujevë, të cilat në fushën e veprimtarisë së tyre kanë aktivitete që janë me interes të qytetarëve në nivelin lokal. Rrjetin e përfaqësojnë aktivist me kualifikim të lartë dhe me një eksperiencë të gjatë në fushën e shoqërisë civile.

Bordi i rrjetit të Organizatave Jo Qeveritare“DEMOKRACIA FILLON KËTU” fton të gjitha OJQ-të aktive të bashkohen në Rrjet me qëllim të koordinimit të aktiviteteve në nivelin lokal.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/formohet-rrjeti-i-ojq-ve-lokale-ne-podujeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala