Formohet Asociacioni i Komunave Shqiptare në Serbi

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetët e Kuvendeve të tri komunave shqiptare në Serbinë Jugore (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) ashtu siç ishte paralajmëruar sot, me shumice votash, kanë miratuar themelimin e Asociacionit te Komunave Shqiptare ne Serbi.

Votimet u zhvilluan në një atmosferë tejet të tensionuar dhe presion nga Qeveria në Beograd po aq edhe nga forcat e mëdha policore dhe ushtarake që shtriheshin anë e kënd qytetit të Preshevës dhe në Malet e Karadakut, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Pas miratimit të këtij asociacioni nga kuvendarët shqiptarë, kryetari i KKSH-së, Jonuz Musliu i ka deklaruar për “Presheva jonë” se “ky proces është një akt historik që edhe shqiptarët e Luginës të kenë AKSH-në e tyre, është jo vetëm përgjigje e reciprocitet me statusin e serbëve në Kosovë, por edhe imperativ i kohës për një perspektivë më të mirë të shqiptareve të Luginës së Preshevës drejt integrimeve evropiane”, është shprehur ai.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/formohet-asociacioni-i-komunave-shqiptare-ne-serbi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala