Formacionet zyrtare: Barcelona – Real Madrid

Autori:Zekirja Shabani

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Barcelona – Real Madrid

Barcelona dhe Real Madridi do të përballen në Camp Nou duke filluar nga ora 20:30. Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të xhiros së 31’të në La Liga.

Katalunasit kanë 10 pikë më shumë se Los Blancos, në rast fitores, do të ishin edhe më afër titullit. Në anën tjetër, Reali do të kërkojë ta ngushtojë diferencën në shtatë pikë, për ta bërë edhe më interesante La Ligën deri në fund të kampionatit.

Ashtu siç ishte parashikuar, Isco dhe James e nisin ndeshjen nga stoli.

Barcelona: Bravo, Alves, Pique, Mascherano, Alba, Busquets, Rakitic, Iniesta, Messi, Neymar dhe Luis Suarez

Real Madrid: Navas, Carvajal, Pepe, Ramos, Marcelo, Casemiro, Modric, Kroos, Bale, Cristiano dhe Benzema.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/formacionet-zyrtare-barcelona-real-madrid/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala