Forma interesante të shalqirit

Autori:Gazeta Fjala

Një inxhinier pyjesh në Stamboll  ka kultivuar shalqirin në formën e zemrës.

Tani për tani, ne kemi rritur një numër të kufizuar shalqiri dhe ata do të jenë të pranishëm vetëm në tregun e brendshëm, thotë ai.

Ismail Yanarates, inxhinier pyjesh nga Stambolli, ka kultivuar shalqi në formën e një zemre, shkruan Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë me gazetarin e AA Yanarates tha se për të prodhuar shalqirin në një kubik zemre ka udhëtuar shumë jashtë vendit, dhe se kjo ndërmarrje ka pasur mbështetjen e një ekip profesional.

Yanarates shtoi se shalqiri në formën e një zemre dhe kubi janë prodhuar për tregun e brendshëm turk, por ai mund të jetë i pranishëm edhe në Rusi, Evropë dhe vendet e Gjirit.

“Tani për tani, ne kemi rritur një numër të kufizuar shalqiri dhe ata do të jenë të pranishëm vetëm në tregun e brendshëm. Shalqiri në formë të zemrës në veçanti mund të përdoret si një dhuratë, dhe në sektorin e turizmit,  gjithashtu, do të dekorojnë edhe dritaret. Njerëzit që marrin një buqetë me lule për të shprehur dashurinë tani do të kenë mundësinë të dhurojnë edhe një shalqi në formën e zemrës”, ka thënë Yanarates.

Ai shtoi se ai dhe ekipi i tij po punon edhe për rritjen e një limoni dhe kastraveci në formën e një zemre, dhe vuri në dukje se më herët në Turqi nuk është kultivuar frut në forma të ndryshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/forma-interesante-te-shalqirit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala