Forcohet biznesi Kosovë-Serbi

Autori:Zekirja Shabani

Biznesmen shqiptar e serb janë ulur në një tavolinë të shtunën. Të prirë nga krërët e odave ekonomike të Kosovës dhe asaj të Serbisë ata kanë diskutuar kokë më kokë mundësitë e avancimit të bashkëpunimit.

Në kuadër të këtij takimi ato kanë kreu I Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu e ai i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Cadez kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi avancim të bizneseve të Kosovës dhe Serbisë.

Gërxhaliu tha se ky takim është mesazh i mirë për Evropën dhe vendet tjera që tregon se dy vendet po shkojnë në normalizimin e mardhënjeve.

Ndërsa homologu I tij Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë Marko Cadez tha se cdo marrëveshje është një hap i madh për ekonominë e dy vendeve. Ai theksoj se pa bashkëpunim nuk mund të krijohen vende të reja punës dhe të përmirësohet ambieenti I të bërit biznes.

“Kur bizneset e Kosovës dhe ato të Serbisë kanë probleme duhet të kërkojnë ndihmën e njëra tjetrës” – shtoi ai.

Përfaqësuesi i kompanisë “Excluzive Group”, Gazmend Abrashi, tha se duhet të punohët më shumë sidoms në exportin e mallërave nga Kosova në Serbi.

Ai i përkujtoj bizneseve se 16% e taksave të qytetarëve të Kosovës shkojnë në Serbi përmes mallërave që blejne ndërsa mallërat që exportojnë janë në vlerë shumë më të vogël.

Abrashi përmendi disa pika kyqe ku duhet të veprohet menjëherë nga bizneset e dy vendeve si ndrërtimi I rrugës nga Nishi në Podujevë-Merdarë, të zgjidhet puna e kartonit të gjelbërt mes shtetit Kosovës dhe atë të Serbisë, të riparohet dhe të hyjë në funksion hekurudha mes shtetit të Kosovës dhe atë të Serbisë, furnizimin e shtetit të Kosovës me gazë si dhe zhbllokimin e fluturimeve mes airoportit të Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërsa biznismeni nga Serbia Miodrag Kostic pronar i “Enca Group” ndërmarrje e cila ka të punësuar 4.500 punëtorë në 46 komuna serbe ka thënë se shqiptarët e serbët duhet të punojnë dhe të jetojnë bashk duke u synuar bashkëpunim rajonal.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/forcohet-biznesi-kosove-serbi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala