Forca të shumta të Policisë brenda dhe jashtë Kuvendit (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që sot të ketë seancë në ora 11:00, ndërkohë që forca të shumta të policisë janë brenda dhe jashtë Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë të ditur se mbajtja e takimit të sotëm të Kryesisë ishte mbajtur me kërkesë të nënkryetarit Xhavit Haliti.

Ndërsa, Glauk Konjufca, shef i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se opozita do ta bllokojë edhe seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/forca-te-shumta-te-policise-brenda-dhe-jashte-kuvendit-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala