Forca të shtuara të xhandarmërisë serbe në kufi me Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Forcat serbe të xhandarmërisë kanë shtuar aktivitetin e tyre nëpër fshatrat kufitare të Luginës së Preshevës.
Një prani e madhe e tyre shihet edhe në fshatin Dobrosin, që kufizohet me Stbullën e Gjilanit.

Sipas burimeve të “Zërit” nga Lugina, xhandarmëria është e pranishme gjithandej rajonit që kufizohet me Kosovën, ndërsa ndërmjet Dobrosinit dhe Verbanit, në Malësinë e Karadakut, thuhet se kanë vendosur edhe tenda.

Dobrosini ka qenë bastion i ish-gueriles së UÇPMB-së në vitin 2000, ndërsa shtrihet vetëm qindra metra larg kufirit administrativ të Kosovës.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/forca-te-shtuara-te-xhandarmerise-serbe-ne-kufi-me-kosoven-see-more-at-httplajmi-netforca-te-shtuara-te-xhandarmerise-ne-kufi-me-kosovensthash-m4atjvra-dpuf/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala