Fondi që krijon 20 mijë vende pune

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami pasi që u miratua themelimi i Fondit Kosovar për garanci kreditore në mbledhjen e Qeverisë, tha në një konferencë për media tha se me këtë fond do të përmirësohet ambienti i biznesit.
Ajo ka bërë me dije se fillimisht do të sigurohen 18 milionë euro nga donatorët ndërsa më vonë ky fond do të rritet deri në 360 milionë euro.
Bajrami shtoi se qëllimi kryesor i këtij fondi është që ta adresojë një nga barrierat kryesore të biznesit që është qasja në financa.
“Fondi fillimisht do të mbuloj 50 për qind të kolateralit, i cili në mënyrë automatike do ta zbresë 50 për qind të rrezikut për bankat. Ne besojmë që institucionet bankare dhe jobankare si dhe ato mikrofinanciare, do të reflektojnë në uljen e këtij rreziku prej 50 për qind dhe do të parashohin uljen e normave të interesit. ”, tha Bajrami.
bëhet e ditur se ky fond, prej rreth 20 milionë eurosh me kapital fillestar, llogaritet që diku në gjashtë vitet e para do ta rrisë mundësinë për kredi të reja në rreth 360 milionë euro dhe pritet që nga këto 360 milionë euro hua të reja mund të krijohen deri në 20 mijë vende të reja të punës.