Fondi i punësimit jetësohet në vjeshtë

Autori:Avdyl Pajaziti

Në vjeshtë do të fillojë jetësimi i Fondit për punësim dhe zhvillim ekonomik. Në kuadër të këtij fondi që tashmë mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë, parashihet themelimi i institucionit financiar, ku për 6 vjetët e ardhshme Qeveria pret efekte deri në 360 milionë euro.
Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i kryeministrit, Sokol Havolli sot në Odën Ekonomike të Kosovës, ku kjo e fundit ka prezantuar një analizë mbi indikatorët matës të tendencës në biznes në tre mujorin e dytë të këtij viti.

“Ka pasur hapa shumë konkret në këtë drejtim jeni të informuar që para disa ndoshta para një muaji në qeveri është aprovuar koncept dokumenti për fondin për garantimin e kredive në Kosovës i cili tash veç pritet të formatizohet edhe nëpërmjet projektligjit për fondin për garantimin e kredive. ku do të themelohet institucioni i cili do të bëjë garantimin e kredive deri në 50 për qind të principalit nëpërmjet fondit për garantimin e kredive gjatë një periudhe gjashtë vjeçare pritet që të arrihet një efekt në ekonomi prej 360 milion euro investime të reja”, tha Havolli.

Ai po ashtu tha se ky fond do të jetësohet gjatë vjeshtës.
“Fondin për investim edhe për punësim pritet të dërgohet në qeveri gjatë vjeshtës ku edhe do të parashihen edhe shtylla tjera se si do të funksionoj fondi për investime dhe për punësime dhe natyrisht ne përmes kësaj synojmë edhe sektorët e prodhimit të fillojnë me trendë pozitive në paraqitjen e gjendjes së tyre edhe në rritjen e tyre”, tha Havolli.

Me këtë Rast Safet Gërxhaliu ka prezantuar barrierat kryesore me të cilat ballafaqohen bizneset si dhe progresin në disa fusha. Ky i fundit ka thënë se si barrierë kryesore mbetet mungesa e energjisë elektrike, mungesa e parasë kesh, normat e larta të kredive e tjera.
Gërxhaliu, tha se të gjitha këto po ndikojnë edhe në krijimin e vendeve të reja të punës.

“Në qoftë se mendohet krijimi i vendeve të reja të punës por po e shihini që një barrierë kryesore është mungesa e keshit edhe e pagimit të obligimeve mes kompanive në aspektin intern. Ju po e shihni që paraja e Kosovës eksportohet e gatshme me import dhe mbetet shumë pak para e gatshme që të jetë në funksion të sektorit privat dhe të përmbushjes së obligimeve interne. Besoj mu nga kjo del edhe ajo përqindja që krahas kamatave të larta bankare duhet të hulumtohen edhe forma tjera alternative për të mbështetur sektorin privat dhe vërtet ky sektor kurcial ose substancial për zhvillimin ekonomik të Kosovës të jetë prioritet”, tha Gërxhaliu.
Ai po ashtu ka prezantuar rekomandimet e që sipas tij janë përmirësimi i energjisë elektrike me çmim të përballueshëm kosto të përballueshme të financimit, stimulimin e prodhimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fondi-i-punesimit-jetesohet-ne-vjeshte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala