Fondi i Kursimeve Pensionale bënë shkelje gjatë procedurave në 6 tenderë

Autori:Gazeta Fjala

 

Fondi i kursimeve pensionale të Kosovës (FKPK), i cili menaxhon miliona euro nga kontributetet e qytetarëve të vendit, ka bërë shkelje të ligjit të prokurimit gjatë procedurave në gjashtë tenderë.

Këto shkelja janë evidentuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), shkruan ORAinfo.

Sipas këtij raporti gjatë inspektimit të Fondit të kursimeve pensionale të Kosovës, është vërtetuar se ky institucion publik nuk ka vepruar në harmoni me kërkesat e legjislacionit.

“Duke anashkaluar kërkesat e nenit 55.30 të udhëzuesit operativ për prokurim public”, shkruan në këtë raport.

Shklejet sipas këtij raporti janë bërë në këta tetë tenderë:

– Shtypja e raportit vjetor

– Shërbimet e përkthimit përshtatjes, lektori mit dhe përkthimit simulant

– Hulumtimi i opinionit për Brendi e FKPK-së

– Furnizim me FBX dhe licenca te Mikrosoftit pjesa 1

– Furnizim me Haurdver për infrastrukturën ekzistues

– Furnizim afatgjatë me naftë për vetura e nxemje

Raporti konstaton se në dosjen e këtyre aktiviteteve mungon një numër I dokumenteve

“Nuk ekziston dokumentacion që dëshmon mbarëvajtjen e implementimit të kontratës si, vendimi për caktimin e menaxherit dhe plani i menaxhimit të kontratës, dokumente këto që evidentojnë menaxhimin e kontratës sipas kushteve të parapara”, shkruan raporti i KRPP-së transmeton Gazeta Fjala.

KRPP ka kërkuar nga Fondi i Kursimeve që të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e duhura që të plotësohet e gjithë dosja e aktiviteteve të prokurimit që kanë të bëjë me menaxhimin e kontratës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fondi-i-kursimeve-pensionale-bene-shkelje-gjate-procedurave-ne-6-tendere/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala