Fondacioni Golden Eagle deri më tani siguron 40 bursa studentore

Autori:Avdyl Pajaziti

Vazhdon me sukses fushata e Fonacionit Golden Eagle dhe Kompanisë Frutex për mbledhje te fondeve për bursa studentore.

Kështu deri më sot nga fushata ‘Për çdo produkte të shitur Golden Eagle 2 cent për kampanje’ ,janë tubuar mjete për 40 bursa studentore.

Përgjegjësit e Fondacionit janë optimist që deri në fund të muajit tetor sa planifikojnë të zgjasë kjo kampanjë do të sigurohen mjete për 100 bursa.

Kjo kampanjë organizohet në Kosovë ,Shqipëri,Maqedoni ,Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës, kurse ndarja e bursave do te bëhet në mënyrë proporcionale në raport me shitjet e Golden Eagle në këto vende.
Kriter kryesor për të qenë përfitues i bursave është :suksesi,gjendja sociale, kurse përparësi do të ketë edhe personat me nevoja te veçanta.

Deri me tani për këto bursa kane aplikuar 200 student ,por duhet theksuar se një pjesë e madhe e tyre i dërgojnë dokumentet e pa kompletuar prandaj aplikuesit me dokumentacion të pa kompletuar do të diskualifikohen.

Për informata mund të kontaktoni përmes email adresës:
[email protected],kurse aplikacioni shkarkohet nga faqja zyrtarewww.goldeneagle-ks.com aty gjenden edhe të gjitha informatat lidhur me kriteret për aplikim si dhe dokumentet e kërkuara.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fondacioni-golden-eagle-deri-me-tani-siguron-40-bursa-studentore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala